Besnik Tahiri: Albini t`i lë fjalët e bukura e elozhet – Të rrit pagat për mësimdhënësit

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 14:10
Besnik Tahiri: Albini t`i lë fjalët e bukura e elozhet – Të rrit pagat për mësimdhënësit

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të rriten pagat në sektorin e arsimit në Kosovë.

Besnik Tahiri përmes një konferencë për media ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti meqë sipas tij ai vetëm ka fjalime të bukura e elozhe por që në vend të këtyre sipas Tahirit duhet të rris pagat për 23 mijë e 250 mësimdhënës të para universitar.

“23 mijë e 250 mësimdhënës para universitarë kanë pagën 470 euro dhe ata presin që në seancën e sotme të marrin lajmin për rritje e pagave të tyre e mos të jetë një seancë solemne me fjalime të bukura e elozhe nga kryeministri:, ka thënë Tahiri ndër të tjera.

“Albini duhet t`i le fjalët e bukura të thurura mirë, elozhe, por të rritë pagat e sektorit të arsimit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)