Rritet çmimi i bukës dhe biletës së autobusit në Vushtrri

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 14:41
Rritet çmimi i bukës dhe biletës së autobusit në Vushtrri

Që nga sot është rritur çmimi i bukës dhe produkteve tjera të miellit në Komunën e Vushtrrisë.

Nga çmimi 0.40 cent sa ishte më parë një bukë, që nga sot siç shkruan VushtrriaPress, çmimi është rritur për 0.10 cent dhe tani një bukë në furrat e Vushtrrisë kushton 0.50 cent.

Sot është shtrenjtuar edhe çmimi i biletave për autobus në realcionin Vushtrri – Prishtinë dhe Vushtrri – Mitrovicë, ku një biletë në një drejtim kushton 1€.

(Kosova Sot Online)