Këshilli Europian: Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të diskutohet ditët e ardhshme

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 15:07
Këshilli Europian: Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të diskutohet ditët e ardhshme

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh në ditët në vijim, tha kryetari i Këshillit të BE-së Charles Michel, shkruan Reuters.

“Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE për Ukrainën janë të palëkundura. Ne do të diskutojmë aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në ditët në vijim”, tha ai.

Udhëheqësit e BE-së janë planifikuar të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe ofertën e vendit për t’u bashkuar me BE-në në një samit që do mbahet ditën e enjte në Paris.

(Kosova Sot Online)