PS fiton në 5 Bashki, Shkodra i beson kandidatit të Berishës, PD në vend të dytë vetëm në Rrogozhinë

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 15:37
PS fiton në 5 Bashki, Shkodra i beson kandidatit të Berishës, PD në vend të dytë vetëm në Rrogozhinë

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në 5 nga 6 bashkitë që zhvilluan zgjedhje ditën e djeshme ( 6mars).

Konkretisht në PS ka fituar bashkinë e Dibrës me kandidatin Rahim Spahiu i cili ka marrë më shumë se 60 % të votave, bashkinë e Durrësit me Emiriana Sako e cila ka siguruar mbi 58 % të votave, bashkinë e Vorës me Blerim Sheran i cili ka marrë mbi 69% të votave, Rrogozhinën me Edison Memollan i cili ka marrë mbi 60% të votave, si dhe bashkinë e Lushnjes me kandidaten Eriselda Sefa e cila ka marrë mbi 58 % të votave.

Ndërkohë ajo që vihet re është se Partia Demokratike ka humbur edhe përballë “Shtëpisë së Lirisë” apo kandidatëve të Sali Berishës. PD ka mundur të dal në vend të dytë vetëm në bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidati i Bashës Ferdinand Saraçi ka marrë rreth 22% të votave.

Ndërkohë situata për Shkodrën një bastion historikisht i djathtë flet ndryshe. Shkodranët duket se janë rreshtuar krah Bardh Spahisë duke mbledhur 44% të votave ose mbi 19 mijë vota. Ndërkohë në vendin e dytë në Shkodër renditet kandidatja e PS, Majlinda Angoni e cila ka marrë mbi 17 mijë vota ose rreth 39.7% të votave. I treti edhe në Shkodër është kandidati i PD, Xhemal Bushati i cili ka marrë mbi 700 vota./Abcnews.al

Shkodra:

Numëruar: 232 / 250 QV total!

NrKandidati për kryetar bashkieSubjekti MbështetësVota%

1.Majlinda AngoniPartia Socialiste e Shqipërisë1691939.45 %

2.Bardh SpahiaShtëpia e Lirisë1890744.08 %

3.Xhemal BushatiPartia Demokratike706316.47 %


Dibra:

Numëruar: 100 / 101 QV total!

NrKandidati për kryetar bashkieSubjekti Mbështetës Vota    %

1.Premtim KryemadhiShtëpia e Lirisë447819.46 %

2.Luan HakaPartia Demokratike443719.28 %

3.Rahim SpahiuPartia Socialiste1399560.82 %

4.Dritan TorbaLëvizja e Re990.43 %

Durrësi:

Numëruar: 335 / 337 QV total!

NrKandidati për kryetar bashkieSubjekti Mbështetës Vota   %

1.Ardian MukaShtëpia e Lirisë1984429.68 %

2.Emiriana SakoPartia Socialiste3909058.46 %

3.Luan HotiPartia Demokratike792811.86 %

Vora:

Numëruar: 44 / 44 QV total!

NrKandidati për kryetar bashkieSubjekti Mbështetës Vota           %

1.Lulzim VranaShtëpia e Lirisë295624.33 %

2.Blerim SheraPartia Socialiste843169.39 %

3.Ymer MarkuPartia Demokratike7646.29 %

Rrogozhina:

Numëruar: 53 / 53 QV total!

NrKandidati për kryetar bashkieSubjekti Mbështetës Vota%

1.Ferdinand SaraçiPartia Demokratike196621.96 %

2.Edison MemollaPartia Socialiste543860.73 %

3.Hekuran XhaniShtëpia e Lirisë155017.31 %

Lushnja:

Numëruar: 157 / 157 QV total!

NrKandidati për kryetar bashkieSubjekti Mbështetës Vota %

1.Eriselda SefaPartia Socialiste2147758.80 %

2.Indrit SefaPartia Demokratike380910.43 %

3.Elton BanoShtëpia e Lirisë1123830.77 %

(Kosova Sot Online)