Lexoni edhe:
Kosova urgjentisht të bëjë një Marrëveshje Ushtarake Mbrojtëse Bilaterale me SHBA- të ose me shtetin Turk- si vendi i dytë më i fortë në NATO!
Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë shumë e ftohtë. Mëngjeset do të jenë më ngrica, e kohëpaskohe do të ketë edhe reshje bore.
Acari polar që shtrihet mbi rajonin tonë, nga verilindja e kontinentit, do të mundësoj të kemi mot shumë të ftohtë javën e dytë të muajit mars. Temperaturat do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare. Orëve të mëngjesit kryesisht me ngrica, por nuk do të mungojnë edhe ditët e akullta, kur temperaturat maksimale nuk ngjiten në vlera pozitive.
Kryesisht do të dominojnë vransirat, me intervale me diell nga dita e mërkurë. Herë herë paraqiten edhe kushte për të reshura të dobëta bore, por kryesisht të izoluara pranë viseve malore. Gjatë ditës do të fryjë edhe erë e ftohtë veriore.
Qarkullimi më i mirë ajror gjatë orëve të pasdites, do mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, e vende-vende indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme, derisa në periudha më të zgjatura të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes, indeksi pëson përkeqësim me vlera që kalojnë në të dobëta, por dhe shumë të dobëta.
8.03 – Ftohtë e me erë. Kryesisht me vransira, herë herë me reshje lokale bore, kryesisht përreth viseve malore.
9.03 – Shumë ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
10.03 – Mbetet mot shumë ftohtë e me erë. Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
11.03 – Shumë ftohtë, pjesërisht vranët, ditën dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale me trend të rënies, nga -1C e -4C në fillim të javës deri në -8C, ditën e premte. Maksimalet ndjeshëm nën vlera mesatare dhe luhaten ndërmjet -1 e 2C.
Erërat do të fryjnë të lehta dhe mesatare kryesisht nga verilindja 4-14m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht luhatet përreth vlerave normale, e më pas në rritje.
(Kosova Sot Online)