Ukrainasit vrasin një gjeneral të ushtrisë ruse

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 08:56
Ukrainasit vrasin një gjeneral të ushtrisë ruse

Shërbimet e inteligjencës në Ukrainë bëjnë me dije se kanë vrarë gjeneralin rus Vitaly Gerasimov, gjatë përplasjeve të fundit ushtarake.

Sipas “Kyiv Indipendent” zëvendës komandanti i Forcave të Përbashkëta Ruse u vra gjatë luftimeve në rrethinat e Kharkivit, i cili është në qendër të bombardimeve të ushtrisë armike.

Vitaly Gerasimov ishte një figurë e njohur e ushtrisë, i dekoruar nga presidenti Putin për pushtimin e Krimesë./A2CNN

(Kosova Sot Online)