E kishte të ndaluar t’i afrohej, prizrenasi thyen urdhrin dhe shkon tek ish e fejuara

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 09:09
E kishte të ndaluar t’i afrohej, prizrenasi thyen urdhrin dhe shkon tek ish e fejuara

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ky i fundit ka shkuar tek banesa e ish të fejuarës së tij, viktimës femër kosovare.

Bëhet e ditur se i dyshuari kishte pasur urdhër mbrojtës nga gjykata që mos t’i afrohet viktimës, por që nuk e kishte respektuar urdhrin e gjykatës.

Policia në raportin e saj 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton lajmi.net.

Njoftimi i plotë nga policia:

Rr. Edit Durham, Prizren 07.03.2022 – 18:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte shkuar te banesa e ish të fejuarës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari kishte pas urdhër mbrojtës nga gjykata që mos t’i afrohej viktimës por nuk e kishte respektuar urdhrin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

(Kosova Sot Online)