E rrahu motrën dhe sulmoi me thikë babanë, arrestohet prishtinasi

  • e.. /
  • 08 March 2022 - 10:47
E rrahu motrën dhe sulmoi me thikë babanë, arrestohet prishtinasi

Policia  e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij dhe e ka kanosur me thikë babanë e tij.

Prindit ai dyshohet se ia kishte dëmtuar edhe veturën.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë 07.03.2022 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak të dyshimit se kishte sulmuar fizikisht  motrën e tij viktimën femër kosovare kishte kanosur me thikë babanë e tij viktimën mashkull  kosovar të cilit ia kishte dëmtuar edhe veturën. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim e policisë. 

(Kosova Sot Online)