Goditet një impiant i kërkimeve bërthamore në Kharkiv

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 10:52
Goditet një impiant i kërkimeve bërthamore në Kharkiv

Ukraina i ka raportuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se një strukturë kërkimore bërthamore që prodhon radioizotope për qëllime mjekësore dhe industriale është dëmtuar nga bombardimet ruse në Kharkiv.

Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi, duke theksuar se bombardimet nuk shkaktuan asnjë rritje të nivelit të rrezatimit në vend.

Prej nisjes së luftimeve në Ukrainë, forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit të Zaporizhzhias dhe Çernobilit. Për kontrollin e Zaporizhzhia, u zhvilluan përleshje të ashpra të cilat rrezikuan të shkaktonin një katastrofë nukleare.

(Kosova Sot Online)