Qytetarit i vidhet makina që e parkoi dhe e la ndezur para një marketi në Prishtinë

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 10:54
Qytetarit i vidhet makina që e parkoi dhe e la ndezur para një marketi në Prishtinë

Një personi në Prishtinë i është vjedhur makina para një marketi.

Siç njofton policia, ai ka thënë se makinën e ka lënë të ndezur dhe të parkuar para një marketi në rrugën “Rilindja”, në Prishtinë.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Rr. Rilindja, Prishtinë 07.03.2022 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur iu kishte vjedhë vetura e tij me targa vendore të cilën e kishte lënë të parkuar dhe të ndezur para një marketi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim e policisë. 

(Kosova Sot Online)