Vetëm 14 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 11:04
Vetëm 14 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK dhe në spitale të përgjithshme.

Në trajtim mjekësor janë edhe 22 pacientë të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 14 pacientë me Covid-19 pozitivë

14 pacientë me Covid-19 pozitivë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.  Në trajtim mjekësor janë edhe 22 pacientë të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 23 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

(Kosova Sot Online)