Paralajmërohet protestë në Prishtinë kundër ngritjes së çmimit të naftës

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 10:12
Paralajmërohet protestë në Prishtinë kundër ngritjes së çmimit të naftës

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

E, kur flitet për mundësinë e rritjes së mëtutjeshme të këtyre çmimeve, kanë filluar kërkesat në drejtim të Qeverisë për uljen ose largimin e akcizës dhe TVSH-së, për derivatet.

Qytetarët kanë filluar të mobilizohen duke paralajmëruar edhe protestë kundër rritjes së mëtutjeshme të çmimit të derivateve.

Një grup i formuar me emrin “Protestë kundër çmimeve të naftës në Kosovë”, ka ftuar qytetarët që të bashkohen për të kundërshtuar në rrugë rritjen e mëtutjeshme.

(Kosova Sot Online)