E mitura shtatzënë shtrihet në spital, bashkëjetonte me një burrë në Gjakovë

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 10:20
E mitura shtatzënë shtrihet në spital, bashkëjetonte me një burrë në Gjakovë

Një person është arrestuar të hënën rreth orës 23:30 në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeç.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima kishte kërkuar ndihmë mjeksore në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekëve, ajo ishte shtatzënë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjakovë dhe sipas mjekëve ajo ishte shtatzënë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)