Dyshohet se falsifikoi diplomën e shkollës së mesme, arrestohet një person në Mitrovicë

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 10:29
Dyshohet se falsifikoi diplomën e shkollës së mesme, arrestohet një person në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se e ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme.

I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jug 01.03.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)