Britania ashpërson sanksionet kundër Rusisë, ‘goditen’ avionët e Putinit

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 11:20
Britania ashpërson sanksionet kundër Rusisë, ‘goditen’ avionët e Putinit

Mbretëria e Bashkuar e ka bërë vepër penale hyrjen e avionëve rusë në hapësirën ajrore britanike si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, njoftoi të martën përmes Twitter Sekretari i Transportit Grant Shapps, raporton CNN.

Kur pushtimi i Rusisë filloi më 24 shkurt, Britania fillimisht ndaloi çdo avion “në pronësi, qira ose që operon nga një person i lidhur me Rusinë, ose i cili është i regjistruar në Rusi”.

Kjo lëvizje e fundit e vendos çështjen në duart e policisë dhe jo autoriteteve të aviacionit, përcjell Gazeta express.

“Ne do të jemi në gjendje të jemi më specifik, për shembull ku kemi aeroplanë që mund të lidhen me oligarkët rusë që fluturojnë në vend, ata duhet ta dinë… ne mund ta konfiskojmë avionin tuaj dhe ta kthejmë këtë në një vepër penale”, tha Shapps të mërkurën për Sky News.

Ligji i ri i jep qeverisë kompetenca shtesë për t’i ndaluar avionët rusë tashmë të pranishëm në MB, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Sanksionet e reja tregtare që ndalojnë eksportin e mallrave dhe teknologjisë së aviacionit dhe hapësirës në Rusi u njoftuan nga Zyra e Jashtme të mërkurën.

(Kosova Sot Online)