Vjosa Osmani ngushëllon për vdekjen e Haki Rugovës

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 12:04
Vjosa Osmani ngushëllon për vdekjen e Haki Rugovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Në telegramin e ngushëllimit të presidentes thuhet se Rugova ka dhënë kontribut për shumë procese të rëndësishme në vend.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të z. Haki Rugova, ish-kryetar i komunës së Istogut në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribues në shumë procese politike në vend”, thuhet në telegramin e Osmanit

Presidentja Osmani, ka thënë se Haki Rugova ka lënë pas një veprimtari të bujshme politike.

“Ai la pas një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet e 90-ta. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Rugova! I përhershëm qoftë kujtimi për z.Haki Rugova!”, përfundon telegram i presidentes Osmani.

(Kosova sot Online)