BE-ja pritet t’ua ndalojë 100 shtetasve rusë hyrjen në Bashkimin Evropian

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 12:12
BE-ja pritet t’ua ndalojë 100 shtetasve rusë hyrjen në Bashkimin Evropian

Bashkimi Evropian me sanksionet e reja ua ka ndaluar hyrjen 100 shtetasve rusë në vendet e BE-së dhe njëkohësisht ua ka bllokuar asetet që i posedojnë shkruan The Guardian.

Kryediplomati Josep Borell ka thënë se vendimi do të merret sot më vonë.

“Shtetët anëtare janë duke punuar në një paketë të sanksioneve, rreth 100 njerëz përgjegjës në nivele të ndryshe qeveritare”, tha Borell para Parlamentit Evropian.

Ai u shpreh se shpreson për një marrëveshje “në fund të seancës së sotme”.

(Kosova Sot Online)