Isa Mustafa ngushëllon familjen Rugova: Jam krenar që pata rastin të punoj me të

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 12:32
Isa Mustafa ngushëllon familjen Rugova: Jam krenar që pata rastin të punoj me të

Isa Mustafa ngushëllon familjen Rugova: Jam krenar që pata rastin të punoj me të

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova.

Mustafa e ka quajtur punëtor të palodhshëm dhe njeri të urtë që i mbronte parimet dhe i ruajti me fanatizëm gjatë gjithë jetës.

“Haki Rugova iku në amshim! Hakiu ynë, punëtori i palodhshëm,i sinqertë, i formuar e besnik u largua për ta ndier përherë mungesën e tij. Për shumë vite mori besimin e istogasve për të drejtuar komunën e tyre. Ishte në krye të degës së LDK-së dhe nënkryetar LDK-së të Kosovës. Njeri i urtë, me mendim të thellë e të peshuar që përherë kërkonte rrugë të përbashkët por edhe i mbronte parimet, të cilat i ndërtoi dhe i ruajti me fanatizëm gjatë gjithë jetës së tij. Nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide. Ashtu siç nuk dorëzohen njerëzit e drejtë, të sakrificës, besnik e të fjalës. Jam krenar që pata rastin të punoj me te”, ka shkruar Mustafa.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes së Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

(Kosova Sot Online)