
Kurti elaboron gjatë kur pyetet pse nuk po shkon në SHBA, kjo është përgjigjja e tij

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka pengesa logjistike dhe teknike për vizitën e tij në SHBA, por se atë do ta realizojë këtë pranverë.
Ai thotë se në SHBA nuk shkohet për tri ditë edhe për shkak të largësisë edhe për shkak të rëndësisë që ka vizita atje.
“Kjo do të ndodhë në këtë pranverë. Jo vetëm që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Do të qëndroj më gjatë se në BE, pak më shumë se zakonisht që ju do të mund të bëni pyetjen se kur do të kthehem”.
(Kosova Sot Online)