Rusia nuk do të jetë më pjesë e Këshillit të Evropës

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 09:28
Rusia nuk do të jetë më pjesë e Këshillit të Evropës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë më në Këshillin e Evropës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore.

Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin Këshillin e Evropës të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Në realitet, marrëdhënia e Rusisë me Këshillin e Evropës ka qenë gjithmonë e shënjuar me kontrontime, shkruan The Guardian.

Rusia iu bashkua Këshillit të Evropës në vitin 1996, pas një aplikimi të Boris Jelcinit si pjesë e një përpjekjeje për të përfshirë tranzicionin e vendit drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të dukshme gjatë gjithë kohës. Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në organin prej 47 vendesh e ka delegjitimuar atë.

Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt – një ditë pas pushtimit të Ukrainës. Dhe ata u pezulluan më parë në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.

(Kosova Sot Online)