Nis takimi i ministrave të jashtëm, Lavrov dhe Kuleba

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 09:49
Nis takimi i ministrave të jashtëm, Lavrov dhe Kuleba

Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas janë takuar për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, ndodhen në Antalia të Turqisë dhe ky është takimi i parë i nivelit të lartë mes Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë.

Ky takim do të zgjasë rreth 90 minuta.

Takimi është pas dyerve të mbyllura, por të paktën njëqind gazetarë janë grumbulluar në sallën e pritjes. 

(Kosova Sot Online)