Arrestohen katër persona në Zvicër, ndër ta ka edhe nga Kosova, konfiskohen 35 kilogramë drogë dhe 80 mijë franga

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 09:55
Arrestohen katër persona në Zvicër, ndër ta ka edhe nga Kosova, konfiskohen 35 kilogramë drogë dhe 80 mijë franga

Katër persona kanë përfunduar në pranga të policisë të mërkurën në Fribourg të Zvicrës.

Ata dyshohen se janë të përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës.

Sipas policisë kantonale të Fribourgut, të arrestuarit janë zviceranë dhe kosovarë të moshave 27 dhe 28 vjeç.

Gjatë operacionit policor janë konfiskuar 35 kilogramë drogë prej tyre 2 kilogramë e gjysmë është e llojit kokainë e pastër.

Po ashtu janë konfiskuar edhe 80 mijë franga zvicerane (mbi 77 mijë euro), shkruan Blick.ch.

Personat e dyshuar kryenin tregtimin e drogës nga Romont FR.

Sipas policisë nuk raportohet vetëm për dilerë të arrestuar por edhe për konsumatorë.

Hetimi lidhur me rastin ka zgjatur një vit dhe deri më tani janë arrestuar gjithsejt jashtë persona.

Ndërkaq në Prokurorinë Publike janë proceduar 80 persona.

(Kosova Sot Online)