Konfirmohen tre të vdekur nga sulmi rus mbi spitalin e Mariupolit

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 10:13
Konfirmohen tre të vdekur nga sulmi rus mbi spitalin e Mariupolit

Tre persona kanë vdekur pasi u plagosën në një sulm rus me bombë në një maternitet në Ukrainë, thanë të enjten zyrtarët e qytetit të Mariupolit.

“Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët.

Ushtria ruse ka bombarduar dje një spital të fëmijëve në Mariupol.

OBSH ka konfirmuar gjithashtu 18 sulme të Rusisë mbi spitalet në Ukrainë

(Kosova Sot Online)