20 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 10:33
20 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar I Kosovës ka njoftuar se 20 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitale të përgjithshme.

Edhe 25 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë.

Njoftimi I plotë:

ShSKUK: 20 pacientë  të kofirmuar me Covid-19 pozitivë

20 pacientë të konfirmuar  me Covid-19 pozitivë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.  Në trajtim mjekësor janë edhe 25 pacientë të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 28 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

(Kosova Sot Online)