Tentim vrasje në Gjakovë, një person dërgohet në QKUK për trajtim

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 10:38
Tentim vrasje në Gjakovë, një person dërgohet në QKUK për trajtim

Një person ka pranuar tretman mjekësor dje pasi u plagos me armë zjarri.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje.

Atij i është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me 23 fishekë.

Ndërkaq i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK.

“Rr. Yll Morina, Gjakovë 09.03.2022 – 18:40. Viktima mashkull  kosovar  pas tretmani mjekësor në Spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK, pasi që është plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave. Njësia policore ka arrit të arrestoj një të dyshuar mashkull  kosovar  dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 23 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisië.

(Kosova Sot Online)