E detyroi të miturin t’i jap disa herë nga 10 euro, arrestohet prizrenasi

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 10:47
E detyroi të miturin t’i jap disa herë nga 10 euro, arrestohet prizrenasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që e kishte detyruar disa herë një të mitur që t’i jap nga 10 euro.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Sheshi i Lidhjes, Prizren 05.03.2022 – 21:00. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar, nën kërcënimin e thikës në vazhdimësi i ka marr disa herë nga 10€.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)