Kryeministri Kurti sot pasdite e pret në Qeveri shefen e diplomacisë gjermane

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 10:49
Kryeministri Kurti sot pasdite e pret në Qeveri shefen e diplomacisë gjermane

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, sot do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ajo do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës.

Takimi do të nisë nga ora 18:30 dhe pas tij do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Baerbock do ta vazhdojë vizitën e saj në Sarajevë, Beograd dhe në fund në Moldavi.

(Kosova Sot Online)