E sulmoi seksualisht një të mitur nëntorin e vitit të kaluar, arrestohet një person në Ferizaj

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 10:51
E sulmoi seksualisht një të mitur nëntorin e vitit të kaluar, arrestohet një person në Ferizaj

Është arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një të mitur nëntorin e vitit të kaluar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj nëntor – 2021. Lidhur me rastin, më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që muaj më parë dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër  kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)