Britania ua ngrin asetet Abramovichit të Chelseat dhe 6 biznesmenëve tjerë rusë

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 11:15
Britania ua ngrin asetet Abramovichit të Chelseat dhe 6 biznesmenëve tjerë rusë

Mbretëria e Bashkuar i ka ngrirë asetet e shtatë biznesmenëve rusë, duke përfshirë Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev, pasi ata u shtuan në listën e sanksioneve të vendit, raporton Reuters.

Abramovich është pronar i Chelseat, Deripaska ka aksione në En+ Group, Sechin është shef ekzekutiv i Rosneft dhe Lebedev është kryetar i bordit të drejtorëve të Bank Rossiya.

Megjithatë, Britania e Madhe tha se e ka publikuar një licensë që lejon një numër aktivitetesh të lidhura me futbollin të vazhdojnë në klubin e Chelseat.

“Nuk mund të ketë strehë të sigurt për ata që e kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

Një zëdhënës i Abramovich tha për Reuters se nuk mund ta komentojnë menjëherë njoftimin e sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar.

(Kosova Sot Online)