Ministri francez tregon se kur Ukraina dhe vendet e tjera mund t’i bashkohen BE-së

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 12:33
Ministri francez tregon se kur Ukraina dhe vendet e tjera mund t’i bashkohen BE-së

Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, tha se Ukraina, bashkë me disa vende të tjera të Evropës Lindore, “ndoshta do t’i bashkohet Bashkimit Evropian pas disa vitesh”.

“Është bindja ime e thellë se do të ketë një Bashkim Evropian i cili do të jetë pas disa vitesh, nuk e di kur, por, pas disa vitesh ndoshta, i shtrirë në Ukrainë, në Moldavi, në Gjeorgji dhe ndoshta edhe në vende të tjera”.

Beaune këtë deklaratë e bëri për mediumin francez “France Inter” para takimit të liderëve të BE-së sot dhe të premten në Versajë të Francës.

Megjithatë, ai tha se pranimi i Ukrainës në BE “nuk është për nesër”.

Beaune iu bashkua dënimit global të një “masakre” ruse në një spital të maternitetit ukrainas, duke shtuar se sulmet kundër civilëve po intensifikoheshin.

Ministri përsëriti gjithashtu nevojën për t’u larguar nga gazi rus “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se “Rusia mbështetet në faktin se ne kemi nevojë për të”.

“Duke blerë gazin rus, ne po financojmë luftën e Vladimir Putinit”, tha ai.

Beaune bëri thirrje gjithashtu për mbrojtje të përbashkët ushtarake evropiane. Ai tha se kjo do të kërkonte investime.

(Kosova Sot Online)