Vuçiq i përgjigjet Haradinajt: Mos do të na bombardosh ti personalisht?

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 13:52
Vuçiq i përgjigjet Haradinajt: Mos do të na bombardosh ti personalisht?

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratës së udhëheqësit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se Beogradi do të bombardohet, nëse vetëm një ushtarë serb hyn në territorin e Kosovës.

“Kush do ta bombardojë Beogradin, mos ndoshta ai do ta bëjë këtë personalisht? Të bëhem serioz. Nuk kam koment për gjepura. Nga kjo deklaratë shihet se çka dëshirojnë ata. Serbia do ta ruaj paqen dhe stabilitetin, kjo është gjëja më e rëndësishme. Fuqi e jona është edhe ushtria dhe ajo do të jetë gjithnjë e më e fuqishme”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)