Rritja e çmimit të vajit, reagon shef i kabinetit të Glauk Konjufcës

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 14:03
Rritja e çmimit të vajit, reagon shef i kabinetit të Glauk Konjufcës

Përpos rritjes së çmimit të faturës në energji elektrike, qytetarët e Kosovës po përballen me rritje enorme të çmimeve në secilin produkt.

Ajo çfarë ishte tejet shqetësuese ishte rritja e çmimit të vajit brenda ditës në një masë të jashtëzakonshme.

Çmimet të cilat shihen në foto, variojnë nga 3 deri në 4 euro për litër vaji.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Konjufcës Ilir Kërceli, derisa ka kërkuar të gjobiten keqpërdoruesit e situatave emergjente.

(Kosova Sot Online)