Kurti në fabrikën e vajit: Kaq litra ka në stoqe, për kaq kohë do të na mjaftojë

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 14:13
Kurti në fabrikën e vajit: Kaq litra ka në stoqe, për kaq kohë do të na mjaftojë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë sot për një vizitë në një fabrike të përpunimit të vajit në qytetin e Gjilanit. Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se rritja e çmimeve që ka ndodhur është artificiale dhe ka theksuar se kërkesa aktualisht është në shpërputhje me konsumin.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se s’ka nevojë për panik, duke qenë se nga fabrika në Gjilan janë njoftuar se kanë në rezerva edhe 300 mijë litra vaj të papërpunuar e i cili në momentin që përpunohet e prodhohet do të mund ta furnizojë Kosovën edhe për një muaj.

 “Kjo është rafineria e vetme që e kemi në vend. Në këtë rast u njoftuam që në stoqe i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftojë për rreth një muaj, për konsumin që ekziston në Kosove”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë ka thënë e do të interesohen që të gjejnë shtete prej ku do të importojnë lëndën e parë dhe më pas ta sjellin në Kosovë për ta përpunuar më pas e hedhur në treg.

(Kosova Sot Online)