37 raste të reja dhe një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 15:03
37 raste të reja dhe një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19.

Si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një  person.

Ndërkaq janë shëruar 55  pacientë.

Numri i rasteve aktive është  812 .

Njoftimi i plotë:

10 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.

  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 816.842 doza të vaksinës.

  Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.

  Në total numri i rasteve aktive është 812.

 ➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)