Ky autor bëri një llogaritje interesante të datave të luftërave botërore dhe agresionit rus në Ukrainë

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 08:30
Ky autor bëri një llogaritje interesante të datave të luftërave botërore dhe agresionit rus në Ukrainë

Patrick Bet-David, sipërmarrësi dhe autori i bestsellerit botëror “Your Next Five Moves”, ndau në rrjetet e tij sociale një foto të një llogaritje interesante rreth luftërave. Skena filloi të qarkullonte në internet.

“Për mua gjithçka është një formulë matematikore”, ka shkruar Patrick, i cili ka publikuar një foto të një llogaritjeje të pazakontë.

Në të njëjtën kohë u mblodhën datat e Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe data kur filloi pushtimi rus dhe rezultatet i habitën ndjekësit.

Kur mblidhen datat e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, rezultatet e të dyjave tregojnë të njëjtat – 68 secila, dhe i njëjti është rasti me datën e pushtimit rus të Ukrainës.

“Kjo është e çuditshme”, ka shkruar Patrick poshtë një fotoje që njerëzit filluan ta komentojnë menjëherë.

Disa shkruanin se kjo nuk mund të ishte një rastësi dhe se numrat nuk gënjejnë kurrë, ndërsa të tjerë pyesnin veten se çfarë do të thotë numri 68. “Matematika është një mrekulli”, përfundoi një përdorues.

(Kosova Sot Online)