Gruaja nga Prizreni e gjen të vdekur në shtëpi bashkëshortin

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 09:35
Gruaja nga Prizreni e gjen të vdekur në shtëpi bashkëshortin

Një grua nga Prizreni e ka gjetur të vdekur në shtëpi bashkëshortin e saj.

Rasti po hetohet nga Policia si “vdekje e dyshimtë”.

“Prizren, 10.03.2022-19:00.  Një femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)