Autoritetet ukrainase: Forcat ruse goditën spitalin psikiatrik në Ukrainë

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 10:21
Autoritetet ukrainase: Forcat ruse goditën spitalin psikiatrik në Ukrainë

Forcat ruse goditën një spital psikiatrik pranë qytetit lindor të Ukrainës, Izyum, të premten, thanë autoritetet rajonale.

Oleh Synegubov, guvernatori i rajonit të Harkivit, tha se 330 njerëz ishin në spital dhe se 73 ishin evakuuar.

Numri i viktimave ende nuk është përcaktuar, tha ai, duke e përshkruar atë si një “sulm brutal ndaj civilëve”./rel

(Kosova Sot Online)