Në Vushtrri gjenden 1500 litra vaj ‘pa letra’ inspektorët bëjnë këtë veprim

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 10:36
Në Vushtrri gjenden 1500 litra vaj ‘pa letra’ inspektorët bëjnë këtë veprim

Zyrtarë të komunës së Vushtrrisë kanë njoftuar se pa rritjes së çmimeve të vajit kanë kryer dhjetëra kontrolle në marketet në këtë qytet, e ku ka gjetur në disa prej tyre mijëra litra vaj që nuk kanë pasur dokumente.

Sipas një njoftimi, inspektorët e tregut kanë detyruar disa markete që vajin që nuk posedon fatura të furnizimit ta largojnë nga tregu i shitjes.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në informatat në lidhje me ngritjen e çmimeve të artikujve ushqimor, veçanërisht ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, inspektorët e tregut kanë realizuar dhjetëra inspektime nëpër subjekte afariste në Komunën e Vushtrrisë, kryesisht në qendrat tregtare.
Gjatë inspektimit është konstatuar shkelje; mungesë e faturave të furnizimit për 1500 litra vaj.
Në bazë të ligjeve në fuqi inspektorët kanë detyruar subjektet afariste që produktet në fjalë t’i largojnë nga tregu i shitjes.
Drejtoresha e Drejtorisë për Inspektime, znj. Shqiponje Hajdari-Mikushnica, u bën thirrje të gjitha bizneseve që të veprojnë në përputhje me rregullat ligjore që e rregullojnë fushën e tregut, në të kundërtën do të ballafaqohen me sanksionet e parapara me ligj.
Shqiponje Hajdari-Mikushnica
Drejtoreshë e Drejtorisë për Inspektime, Vushtrri.

(Kosova Sot Online)