Ish-kreu i Autoritetit ua kalkulon fitimet tregtarëve – 2 milionë për tri ditë

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 10:46
Ish-kreu i Autoritetit ua kalkulon fitimet tregtarëve – 2 milionë për tri ditë

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi, ka bërë një kalkulim se sa kanë fituar tregtarët pas rritjes së çmimit të vajit.

Sipas Prestreshit, fitimet e tregtarëve kanë qenë mbi dy milionë euro për dy-tri ditë.

“1,000,000 shishe vaj, me cmim bleres 1.45 dhe qmim shites 3.5. Marzh fitimi bruto, 2.05milion. Mi fitu 2.05 milion per 2-3 dite, qdo biznismen, nuk ta bo llaf me hi nburg per nja 2 vjet. Por ktu duhet me bo shteti diqka tjeter. Ata e din veq Autoriteti i Konkurrences”, ka shkruar Prestreshi.

Ndryshe, brenda dy ditësh në Kosovë, çmimi i një litri vaj pësoi rritje astronomike. Nga 1.60 euro, sa u shit të martën një litër vaj, dje kushtoi 3.49 euro.

Kjo nxiti reagime të shumta në vend teksa të shqetësuar ishin edhe qeveritarët.

Ndërkohë qytetarët në adresën e Express kanë dërguar fotografi për të dëshmuar se sa kushton një litër vaj në vendet e rajonit dhe me gjerë.

Një lexues nga Maqedonia e Veriut ka njoftuar se atje sot një litër vaj ka kushtuar 1 euro e 59 centë.

Çmimi i vajit në Maqedoninë e Veriut në denarë

Image

Ndërkaq, nga Anglia kanë bërë të ditur mërgimtarët se një litër vaj ka kushtuar 1.09 funta, që i bie 1 euro e 30 centë.

Çmimi i vajit sot në Londër, Angli

Image

Edhe në Gjermani sot vaji u shit dukshëm më lirë se në Kosovë.

Atje për një litër vaj, qytetarët kanë paguar 1.79 euro.

Image

Çmimi i vajit sot në Gjermani

Për rritjen e çmimit të vajit u shpreh i shqetësuar edhe kryeministri Albin Kurti. Ai tha se çmimi me të cilin është shitur sot një litër vaj në Kosovë është artificial dhe i rritur nga persona në dëm të konsumatorëve.

“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë. “Aktualisht çmimi i vajit në Republikën e Kosovës është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të ç ‘fryhen. “Çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëz që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore e jo nga gjendja reale në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Se ka manipulim me çmimet e vajti e ka pranuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo sot i ka bërë thirrje prokurorisë që të fillojë hetimet.

Haxhiu ka rikujtuar se kurdisja dhe orkestrimi i çmimeve është vepër që sanksionet me burgim deri në 5 vite dhe gjobë shtesë.

Ndërkohë, një burim nga distribuesit e vajit i thaExpress se një litër vaj që qytetarëve po u shitet më shumë se dyfish më shtrenjte, nga shitësit është siguruar për 1,60 euro.

(Kosova Sot Online)