Borell: Nuk është dashur ti premtojmë Ukrainës anëtarësimin në NATO

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 11:48
Borell: Nuk është dashur ti premtojmë Ukrainës anëtarësimin në NATO

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, beson se Perëndimi ka bërë gabime në marrëdhëniet e tij me Rusinë.

Një prej tyre është premtimi edhe premtimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, saktësoi shefi i diplomacisë evropiane.

“Jam gati të pranoj se kemi bërë shumë gabime dhe se kemi humbur mundësinë për ta afruar Rusinë me Perëndimin.Ka momente kur mund të kishim bërë më mirë, ka gjëra që ne i propozuam dhe më pas nuk arritëm ti realizojmë siç është për shembull premtimi se Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen pjesë e NATO-s. Mendoj se është gabim të bësh premtime që nuk mund t’i përmbush”, tha Borell.

(Kosova Sot Online)