Petkoviq vjen në Kosovë për një vizitë dyditore

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 12:25
Petkoviq vjen në Kosovë për një vizitë dyditore

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka filluar një vizitë dyditore sot në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se i ka dhënë leje Petkoviqit për vizitën e tij.

Sipas mediave serbe, Pekoviq sot do të qëndrojë në Shtërpcë ku do të takohet me krerët e kësaj komune, si dhe më pas me të rinj dhe anëtarë të shoqatës kulturore artistike.

Petkoviq më pas ka në plan të mbajë edhe një fjalim para qytetarëve dhe të japë ndihma për një familje.

Gjithashtu, Petkoviq do të takohet edhe me përfaqësues politikë të Listës Serbe.

Derisa ditën e dytë ai do ta kalojë në komunën e Zubin Potokut.

(Kosova Sot Online)