Lajmi i mirë për qytetarët: Çmimi i derivateve ka rënë në Kosovë

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 13:02
Lajmi i mirë për qytetarët: Çmimi i derivateve ka rënë në Kosovë

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve Fadil Berjani ka thënë se çmimi i derivateve në Kosovë mund të ulet akoma kjo për shkak se çmimi në berz i derivateve po bie vazhdimisht.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që çmimet e derivateve të mos bien edhe në Kosovë.

“Një lajm i mirë për qytetarët tanë. Çmimet e derivateve kanë rënë dhe janë duke rënë akoma. Çmimi i derivateve ka rënë në berz dhe organizatën prodhuese OPEC dhe kjo po reflekton edhe te ne”, ka thënë Berjani.

Madje ai ka pasur edhe një thirrje për pronarët e marketeve në Kosovë e që lidhet me rritjen e çmimeve si pasojë e çmimit të derivateve.

“Lus pronarët e marketeve, ju qe i keni rritur çmimet në kurriz të derivateve, ulni ato sepse s`keni arsye tash t`i mbani këto çmime se çmimi i derivatet është ulur dhe janë duke u ulur akoma”, ka thënë Berjani.

(Kosova Sot Online)