
Lexoni edhe:
SHBA-ja po e shton interesin për të zbarkuar në Ballkanin Perëndimor
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se ka disa “ndryshime pozitive” në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, dy javë pas nisjes së fushatës ushtarake të Moskës për pushtimin e fqinjit të saj.
“Ka disa ndryshime pozitive, negociatorët nga ana jonë më raportuan”, i tha Putin homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko, gjatë një takimi në Moskë.
SHBA-ja po e shton interesin për të zbarkuar në Ballkanin PerëndimorLexoni edhe:
Ai shtoi se negociatat “tash po zhvillohen pothuajse çdo ditë”.
Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa runde bisedimesh që kur Putini dërgoi trupa në Ukrainë, më 24 shkurt.
Bisedimet kanë çuar në hapjen e disa korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimit. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e këtyre përpjekjeve.
Putini premtoi se do ta mbajë të “informuar” aleatin e tij, Lukashenko, mbi procesin e negociatave./rel
(Kosova Sot Online)