Pas Facebook-ut, Rusia do ta ndalojë edhe Instagramin

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 14:25
Pas Facebook-ut, Rusia do ta ndalojë edhe Instagramin

Pas Facebook-ut, Rusia ka filluar procedurat e ndalimit të rrjetit social Instagram njoftoni korrespondentja e Financial Times Polina Ivanova.

Ivanova ka shkruar në Twitter se rusët e përdorin mjaft shumë rrjetin social Instagram.

“Rusia sapo filloi procesin e ndalimit të Instagramit. Kjo është me të vërtetë një gjë e madhe, një platformë mjaft e pëlqyer në Rusi i cili është edhe burim i të ardhurave për shumë biznese të vogla në këtë vend dhe për elitën e re të Moskës është gjithçka”, ka shkruar ajo.

Para disa ditësh Kremlini zyrtar morri vendim që ta ndalojë përdorimin e Facebookut në Rusi dhe kufizimin e përdorimit të Twitterit.

(Kosova Sot Online)