Rënia e numrit të pacientëve me Covid-19, Klinika Infektive fillon pranimin e pacientëve me sëmundje tjera

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 14:48
Rënia e numrit të pacientëve me Covid-19, Klinika Infektive fillon pranimin e pacientëve me sëmundje tjera

Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se ka filluar pranimin e pacientëve me sëmundje të tjera.

Kjo pas rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë trajtim për Covid-19.

Në këtë tashmë janë pranuar 12 pacientë që kanë probleme të ndryshme shëndetësore.

“Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të pranojë pacientë edhe me sëmundje tjera, pas rënies së numrit të të hospitalizuarve me COVID-19. Sipas raportit të punës, në këtë klinikë janë pranuar 12 pacientë, që kanë probleme të ndryshme shëndetësore, por që nuk ndërlidhen me COVID”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)