Ibishi: Vuçiq do të mundohet ta luajë sistemin e Rusisë

  • S.A /
  • 12 March 2022 - 08:17
Ibishi: Vuçiq do të mundohet ta luajë sistemin e Rusisë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi nduke folur rreth rrezikut për Kosovën pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës,  thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e di se për sigurinë e Kosovës kujdeset KFOR’i.

“Në top të rrezikut është Bosnja megjithëse edhe ne nuk jemi larg”, thotë Ibishi.

“Ky (Vuçiq) ka me u munduar me e luajt atë sistemin e Rusisë, atë luftën hibride duke ngrit kinse forcat seperatiste brenda shtetit, në këtë rast ekstremistët serbë për shembull…”, shpjegon Ibishi.

“Duke u munduar për të arsyetuar një ndërhyrje”, thotë ai.

“Vuçiq sa herë ka ardhur deri në kufi dhe u rikthye jashtë për shkak se e di që Kosovën e mbron KFOR’i që është me mandat të Këshillit të Sigurimit”, tha ai.

“Për këtë arsye, unë Vuçiqin, me gjithë stabilishmentin e vetë e shoh që ai lëre të ngrit tensione por të jetë krah me Rusinë sepse u krijua një opinion i brendshëm prorus në Serbi në Republika Srpska dhe një pjesë e opinionit edhe në Mal të Zi që një formë është prorus, që do të jetë një shancë që në prill lehtësisht t’i fitojnë zgjedhjet në mënyrë dominonte”, shtoi Ibishi.

(Kosova Sot Online )