I mituri në Obiliq kapet me revole e fishekë, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 10:43
 I mituri në Obiliq kapet me revole e fishekë, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të mitur në Fushë Kosovë, pasi i është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe me katër fishekë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Fsh. Shkabaj, Obiliq 11.03.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe katër fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)