Rrahje në Prizren, pesë persona përfundojnë të lënduar

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 10:01
Rrahje në Prizren, pesë persona përfundojnë të lënduar

Një rrahje mes gjashtë personave ka rezultuar me lëndimin e pesë prej tyre. Si dëshmi materiale policia ka sekuestruar një shufër metalike.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Landovicë, Prizren , 13.03.2022-03:30.  Është raportuar se gjashtë  të dyshuar meshkuj kosovarë,  pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.  Si dëshmi materiale është sekuestruar një shufër metalike. Dy  prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, dy gjenden në arrati, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe më vendim të prokurorit  pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

(Kosova Sot Online)