Arrestohet një 22-vjeçar, Policia e Kosovës ia gjeti 19 qese marihuanë

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 13:56
Arrestohet një 22-vjeçar, Policia e Kosovës ia gjeti 19 qese marihuanë

Mbrëmë policia ka pranuar informata se në rrugën “Marin Barleti” dyshohet për disa persona për përdorim të substancave narkotike. Policia ka dal ne vendngjarje ku hasur në një person të dyshuar.

Policia ka ndaluar për kontroll personin e dyshuar L.B., 22 vjeçar i cili, sipas policisë, “në dorë kishte pasur substance narkotike (dyshohet marihuan) e të cilën e hedh ne tokë ku konfiskohet nga policia dhe personin në fjalë e arrestojnë. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes afër një gjeneratori policia arrin të  gjejnë  nëntëmbëdhjetë (19) qese të cilat dyshohet që janë substancë narkotike- marihuanë”.

Si provë materiale nga policia janë konfiskuar substancat narkotike nëntëmbëdhjetë qese- me peshë 19.1 gram.

“Nga policia, është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri personi i dyshuar L.B., 22 vjeçar shtetas të Republikës së Kosovës, ku rastit i është përgjigjur njësia përkatëse dhe e kane intervistuar të dyshuarin në fjalë, ndaj të cilit pas  procedurës intervistuese i është iniciuar rasti për veprën  penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)