
Njeriu i Putinit e pranon se pushtimi i Ukrainës “nuk po shkon aq shpejt”

Kreu i Gardës Kombëtare Ruse tha se ofensiva ushtarake e Moskës kundër Ukrainës nuk po shkonte krejt sipas planit, raporton Reuters.
Do të ishte njohja më e fortë nga zyrtarët e Kremlinit deri më tani se pushtimi rus i Ukrainës është më i ngadalshëm sesa pritej.
“Do të doja të them se jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim”, tha Viktor Zolotov, i cili është një aleat i ngushtë dhe ish-truproja e presidentit rus Vladimir Putin.
Ai fajësoi elementët e krahut të djathtë ekstrem që fshihen mes popullsisë ukrainase për përparimin e dobët të Rusisë.
Është një akuzë e neo-nazizmit ukrainas, të cilën Moska e përdor vazhdimisht për ta arsyetuar luftën në Ukrainë.
Komentet, për të cilat Reuters raporton se u publikuan në faqen zyrtare të Gardës Kombëtare Ruse, BBC, siç thonë ata, nuk i konfirmuan në mënyrë të pavarur sepse faqja e internetit e Kremlinit nuk funksiononte.
(Kosova Sot Online)